Limaj: Ky është ministri më i miri i Qeverisë Kurti

15 prill 2021 | 00:08

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, duke folur mbi ministrat e rinj në Qeverinë Kurti, ka treguar se cilin prej tyre e konsideron si më të mirin.

Limaj ka thënë se në këndvështrimin e tij ministri Liburn Aliu është një nga ministrat më të mirë.

“Një nga ministrat më të mirë është Liburn Aliu. Mendoj se Liburn Aliu është në vendin e duhur. Nëse një figurë atje është e respektuar nga ana jonë ai është Liburn Aliu.

Ai është atje edhe me meritat kombëtare edhe politike edhe mesa di unë është edhe në profesionin e tij”, tha Limaj në Kanal 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulzim Sahiti Njëzet e dy vjet më parë, kur…