Limaj në Drenas: Mbështetja e Nismës në nivel vendi po rritet

06 qershor 2018 | 22:55

Dega e Nismës Socialdemokrate në Drenas ka mbajtur të mërkurën kuvendin zgjedhor.

Në këtë kuvend u zgjodh Këshilli Drejtues i Degës.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë aktivistët për punën e palodhshme dhe kontributin që kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Mirëseardhje për të gjithë anëtarët e rinj të cilët i janë bashkuar degës sonë në Drenas gjatë muajve të fundit.
Jam i bindur se kjo degë do të dalë edhe më e fuqishme pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor më e strukturuar dhe e gatshme të arrijë objektivat tona.

Qytetarët e Drenasit i kanë sytë nga Nisma si partia e vetme e cila mund ta ndryshojë pushtetin në Drenas.
Mbështetja në Nismën Socialdemokrate në nivel vendi po rritet çdo ditë e më shumë”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se autostrada Prishtinë-Hani…