Limaj në Skenderaj: Ka ardhur koha për Nismën dhe askush nuk mund ta ndalë atë

15 shtator 2019 | 17:39

Limaj në Skenderaj: Ka ardhur koha për Nismën dhe askush nuk mund ta ndalë atë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, është takuar sot me strukturat e Nismës në Skenderaj.

“Mobilizimin që po shoh gjithandej vendit vetëm sa po ma forcon bindjen se Nisma dhe partnerët e saj do të jenë befasia e madhe pozitive e zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Limaj në Skenderaj.

Ai ka ftuar qytetarët e Skenderajt që t’i mbështesin kandidatët e Nismës për deputetë nga kjo komunë dhe kandidatët tjerë të Nismës, me bindjen se askush më mirë se ta nuk do t’i mbrojë interesat e tyre.

Postimi i plotë i Limajt në “Facebook”:

Në zemrën e lirisë së Kosovës, në vendlindjen e komandantit legjendar dhe në vendin e ndryshimeve epokale, Skenderaj, para strukturave dhe aktivistëve të Nismës theksova se tani ka ardhur koha për Nismën dhe askush nuk mund ta ndalë atë.
Mobilizimin që po shoh gjithandej vendit vetëm sa po ma forcon bindjen se Nisma dhe partnerët e saj do të jenë befasia e madhe pozitive e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Para të pranishmëve prezantuam edhe kandidatët tanë për deputetë të cilët janë ndërlidhje e fortë e traditës dhe së ardhmes.
Ftoj qytetarët e Skenderajt që t’i mbështesin kandidatët tanë për deputetë nga kjo komunë dhe kandidatët tjerë të Nismës, me bindjen se askush më mirë se ta nuk do t’i mbrojë interesat e tyre.
Bashkë për Skenderajn!
Bashkë për Shtetin!

Fotografia e Fatmir Limaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leo Messi është rikthyer në stërvitje me grupin të dielën…