Limaj ngushëllon familjen e policit Trena

07 maj 2018 | 18:44

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Trena me rastin e gjetjes se trupit të pajetë të policit, Armend Trena, i cili ka humbur jetën së bashku me kolegun e tij, Malsor Dashi, në një aksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe ekipeve tjera të përfshira në kërkim të policit të zhdukur, sot gjetën trupin e pajetë të policit Armend Trena. Vdekja tragjike e dy policëve ka pikëlluar të gjithë qytetarët e Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtoreve të Trenës në Policinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Limaj ka inkurajuar organet kompetente që t’i zbardhin rrethanat e këtij aksidenti.

“Mirënjohje të gjitha ekipeve të kërkim shpëtimit dhe të angazhuarve tjerë që për më shumë se një javë nuk reshtën së kërkuari trupat e pajetë të dy policëve. Inkurajoj organet kompetente që në afat sa më të shpejtë t’i zbardhin rrethanat që çuan në vdekjen e dy zyrtarëve policorë”, ka shkruar Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, i janë bashkuar…