Limaj për aksionin në veri: Institucionet, të përkushtuara ta luftojnë krimin në tërë territorin e vendit

28 maj 2019 | 11:49

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë në veri, ku janë plagosur disa policë dhe arrestuar disa persona.

Limaj ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të luftojnë krimin e organizuar në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Sot, Policia e Kosovës është duke kryer një operacion policor në disa rajone të ndryshme të vendit, përfshirë komunat, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj dhe Drenas. Aksioni i policisë së Kosovës ka për qëllim goditjen e rrjetit të krimit të organizuar në të cilin kanë qenë të përfshirë edhe disa zyrtarë policor. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të luftojnë krimin e organizuar në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ftoj qytetarët e vendit që ta ruajnë qetësinë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion i uroj shërim të shpejtë”, është thënë në reagimin e Limajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sergio Ramosi e ka ndarë mendjen. Kapiteni ka vendosur të…