Limaj përkujton Luan Haradinajn: Ai ishte bërthama e UÇK-së

06 maj 2021 | 14:31

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar në 24-vjetorin e heroin dëshmorin Luan Haradinaj.
Limaj ka thënë se Luan Haradinaj ishte bërthama e UÇK-së.

“Sot u bën 24 vjet nga rënia heroike e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneral Luan Haradinaj, në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar”.

“Luani si një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës, ka qenë bërthama e UÇK-së, gjenerali i parë që ka motivuar me qindra e mijëra ushtarë të UÇK-së. I përjetshëm qoftë kujtimi për Gjeneral Luan Haradinaj dhe gjithë dëshmorët e kombit”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupimi për Partinë Demokratike ka kërkuar që Lulzim Basha të…