Limaj: Që nga viti 2017 kemi diskutuar me Thaçin dhe Veselin për bashkimin e NISMA-s me PDK-në
25 maj 2026
| 22:25
Kreu i partisë NISMA tha se nga viti 2017 kanë folur me ish-presidentin Thaçin e ish-kryetarin Veselin për mundësinë e bashkimit.
Këtë deklaratë e dha Limaj në Pressing në T7, përderisa tregoi për mbështetjen që e konfirmoi gjatë ditës së sotme për Partinë Demokratike të Kosovës.
“Në kohën kur ka qenë presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli, e posaçërisht është intensifikuar zhvillimet që e sollën gjykatën. Prej 2017 e në vazhdimësi”, shtoi Limaj.



