Limaj: Qeveria do t’i shtojë masat mbrojtëse për prodhimet ndërtimore

26 dhjetor 2017 | 17:16

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, së bashku me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, kanë vizituar të martën fabrikën e blloqeve “Breckos” në Korminjan të Ranillugut, të cilën e konsideruan storie suksesi.

Me këtë rast Limaj ka thënë se Qeveria do t’i zgjerojë masat mbrojtëse për sektorin e prodhimeve ndërtimore pasi, sipas tij, kanë qenë të ekspozuar në një treg jolojal.

Limaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar t’i mbështesë prodhuesit vendorë sepse ata kanë nevojë të mos kenë pengesa.

Ai i ka inkurajuar të gjithë ata që duan të hapin linja prodhimi se do ta kenë mbështetjen e Qeverisë. Gjatë kësaj vizite ai ka bërë me dije se Qeveria do t’i shtojë masat mbrojtëse për prodhimet ndërtimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur për…