Limaj thotë se punëtorët duhet të vlerësohen më shumë për punën e tyre

01 maj 2018 | 12:44

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është obligim i shtetit të Kosovës që t’u krijojë kushte më të mira punëtorëve si dhe t’u garantohen të drejtat.

Ai ka kërkuar që punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të vlerësohen edhe më shumë për punën e tyre.

Limaj ka thënë se e përkrah çdo nismë të sindikatave të cilat çojnë në përmirësimin e kushteve për punëtorët.

“Urime 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës! Qytetarët e Kosovës njihen si popull punëtor. Është obligim yni si institucione që t’u krijojmë kushte ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria dhe shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë. Në këtë ditë të shënuar uroj që punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të vlerësohen edhe më shumë për punën e tyre. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila udhëhiqet nga Skender Reçica, ka marrë një sërë veprimesh dhe masash konkrete të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave të punëtorëve. E përkrah çdo nismë të sindikatave të cilat çojnë në përmirësimin e kushteve për punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsene Wenger e ka refuzuar ofertën për të marrë një…