Wengeri refuzon PSG-në

01 maj 2018 | 12:41

Arsene Wenger e ka refuzuar ofertën për të marrë një rol në Paris Saint-Germain, sepse dëshiron ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Francës, sipas “Daily Star”.

Trajneri francez i është ofruar roli i presidentit të PSG-së, të cilin e ka refuzuar për shkak se dëshiron ta vazhdojë karrierën e trajnerit.

Në fakt, Wenger pas largimit nga Arsenali dëshiron të vazhdojë me ndonjë kombëtare, atë të Francës më konkretisht. Wenger do të largohet nga Arsenali në përfundim të këtij sezoni, pas plot 22 viteve në shërbim të klubit nga Londra.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të tretën ditë me radhë Policia, Forca e Sigurisë…