Limaj: Vdekja e hershme e Çapriqit humbje e madhe për shoqërinë tonë

15 janar 2018 | 11:51

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Çapriqi për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi.

Limaj e ka vlerësuar si humbje të madhe vdekjen e hershme të Çapriqit.

Sipas tij, Çapriqi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ku do që ai ka qenë i angazhuar. “Në emër të Nismës për Kosovën dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtoreve për vdekjen e profesorit universitar Basri Çapriqi. Vdekja e hershme e Çapriqit është një humbje e madhe për shoqërinë tonë. Roli dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në të gjitha sferat ku ai ka qenë i angazhuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Çapriqi”, thuhet në ngushëllimin e Limajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i…