Limani, besnik i Dritës

30 maj 2020 | 21:40

Ardian Limani e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Dritës.

Kapiteni ka vendosur që t’i mbetet besnik skuadrës gjilanase deri në vitin 2022.

“Sot kam arritur marrëveshje me klubin tim aktual FC Drita për bashkëpunim deri në vitin 2022! Shpresoj që vitet në vazhdim të kemi suksese së bashku dhe të sjellim sa më shumë trofe në qytetin tonë”, ka shkruar Limani në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në territorin e komunës së Malishevës, janë bërë nëntë…