Limani konfirmon bisedimet me Partizanin

20 maj 2019 | 14:51

Kapiteni i skuadrës së Dritës nga Gjilani, Ardian Limani, ka konfirmuar bisedimet me skuadrën e Partizanit të Tiranës.

Mbrojtësi në fjalë nuk ka zbuluar se a do ta pranojë ofertën e klubit shqiptar.

“Po, kam pasur kontakte me Partizanin. Është shumë i interesuar të nënshkruajnë me mua, por ende nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje. Partizani është një nga skuadrat më të mëdha në Shqipëri dhe më vjen mirë që më ka vlerësuar dhe më kërkon. Personalisht ende nuk kam vendosur nëse do t’i bashkohem atij. Pas ndeshjes së fundit ndaj Ballkanit do t’i analizoj të gjitha ofertat dhe do ta marr vendimin përfundimtar”, ka thënë Limani për “Telegrafin”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos e ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri…