Linja 3 Mat-Bardhosh tani qarkullon edhe nëpër Bërnicë të Ulët

18 nëntor 2019 | 15:42

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetim, ka treguar se linja 3 Mati-Bardhosh e autobusit të trafikut urban, tash e tutje do të qarkullojë edhe nëpër fshatin Bërnicë të Ulët.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ftuar qytetarët e komunës së Prishtinës që për orarin e kësaj linje të vizitojnë uebfaqen e trafikut urban. “Informatat e hollësishme për linjat dhe orarin e qarkullimit të autobusëve mund t`i merrni në uebfaqen e Trafikut Urban www.trafikurban-pr.com ose duke e shkarkuar aplikacionin Trafiku Urban për Android dhe IOS”, ka shkrua Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK) dhe Oda Ekonomike Amerikane…