Lipjan\ Punëtorët përfundojnë në Polici, nuk ia kthyen shefit paret e mallit të shitur

18 nëntor 2023 | 11:08

Dy punëtorë në Lipjan kanë përfunduar në stacion policor pasi po dyshohen se nuk e kanë kthyer paratë e një sasie të mallit të shituar.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një kompanie ka raportuar se dy punëtorët e  tij të dyshuarit meshkuj kosovarë, nuk i kanë kthyer shitjen e një sasie të mallit edhe pse e kanë premtuar pronarin se parat do ia kthejnë me datë të caktuar.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poezi nga Lulzim Tafa