![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/366731724_708504871086808_154416157966878986_n1693197428.jpg)
Liqeni i Ujmanit tashmë me simbole zyrtare të Kosovës (Foto)
27 maj 2024
| 22:22
Në të gjitha pronat e Ndërmarrjes Hidroekonomike ”Ibër-Lepenc” në liqenin e Ujmanit, janë vendosur tabelat me simbolet zyrtare shtetërore.
Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka, përmes facebook-ut, transmeton klankosova.tv.
”Një hap tutje. Në të gjitha hyrjet në pronat e NHE “Ibër-Lepenc” SH.A në liqenin e Ujmanit janë vendosur tabelat me simbolet zyrtare shtetërore”, ka shkruar ndër të tjera ai.