Liria dhe Besa në Durrës

28 janar 2021 | 13:37

Liria e Prizrenit për dy javë do t’i vazhdojë përgatitjet në Durrës të Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar, skuadra që bën gara në Ligën e Parë pos stërvitjeve do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore. Kushtet që ofron klima detare dhe ambienti në Hotel Bonita, do të jenë shtytje për punë edhe më të madhe.

“Jemi fokusuar pos në sjelljen e përforcimeve, të kemi edhe përgatitje sa më cilësore. Objektivi ynë mbetet lufta për kthim në elitë”, ka thënë kryetari klubit, Qemal Krasniqi.

Ndërsa nga e marta në Durrës është edhe skuadra e Besës së Pejës, e cila po përgatitet për sezonin pranveror. Pejanët që janë në pozitën e fundit në Superligë të shtunën do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Besën e Kavajës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka thënë se nuk…