Lirim Kastrati shënon në fitoren e Ujpest

17 prill 23:57

Malishevasi Lirim Kastrati, me në fund ka gjetur golin për skuadrën e tij Ujpest në kampionatin hungarez.

Mbrojtësi i Kosovës golin e ka arritur në fitoren e Ujpesit ndaj Mezokovesd-Zsory me rezultat prej 3:0.

Lirim Kastrati

22 vjeçari Kastrati nga Malisheva, ishte ai i cili hapi serinë e golave në minutën e 9-të, e më pas u dyfishua nga Mitrovic në minutën e 43-të dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Ndërsa në franksionin e dytë u trefishua epërsia me anë te Tallo në minutën e 60-të.

Për, Kastratin, në 20 ndeshje sa ka luajtur për Ujpest në kampionati ne Hungarisë, ky ishte goli i parë i tij.

Ujpest me këtë fitore pozicionohet në vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa Zsory në vendin e tetë me të njëjta pikë sa Ujpest.

Siç dihet Lirim Kastrati është nga Malisheva dhe luan vazhdimisht si titullar në ekipin e Ujpest të Liges së parë te Hungarisë. Talenti kosovar gjatë këtij sezoni po tregon një formë të jashtzakonshme.

Kastrati është i ftuar edhe nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Shaland dhe edhe pse Kosova po merr shumë gola nga pakujdesia e repartit të mbrojtjes, trajneri Bernard Shaland ende s’ia ka dhënë mundësinë të tregoj kapacitetet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Maqedonia e Veriut plotësisht mbështetë dhe solidarizohet me masat e…