Lista Serbe e mbron Radojçiqin, Hovenierit i kërkon të mos flas pa dëshmi

04 gusht 2022 | 19:21

Lista Serbe i ka reaguar ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, për deklaratën që diplomati e dha për nënkryetarin e këtij subjektin, Milan Radojçiq, gjatë dhe pas takimit që pati me shefin e listës, Goran Rakiqin. Për më tepër e ka quajtur si të pafytyrë çdo diplomat ndërkombëtar që i akuzon serbët se nuk po e zbatojnë marrëveshjen e Brukselit, njofton Klankosova.tv.

Hovenier tha se në takim ripërsëriti qëndrimin e SHBA karshi politikanit ndaj të cilit ka vendosur sanksione. Dhe, se masat kosovare të reciprocitetit janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

LS deklarohet se nuk qëndrojnë pohimet e ambasadorit për përfshirjen e pretenduar të Rakiqit në aktivitete ilegale, dhe pret nga zyrtari amerikan që pohimet e tij t’i mbështes me dëshmi, e jo me vlerësime të hamendësuara.

Në një deklaratë për medie, ky subjekt e akuzon Hovenierin se pas takimit nuk u tregoi gazetarëve se edhe Rakiq brenda i kishte thënë se është e papranueshmë që të flas në këtë mënyrë për nënkryetarin e Listës Serbe, përderisa ndaj tij nuk ka asnjë proces gjyqësor në të cilin do të mund të dëshmohej pretendimi i ambasadorit, njofton Klankosova.tv.

“Në rastin e nënkryetarit tonë, është e qartë se edhe Prishtina edhe zoti Hovenier mendojnë se është e mundur që dikë ta shpallin fajtor pa një vendim gjykate,” thuhet në deklaratën e LS-së, ku vlerësohet se “qytetarët e kanë kuptuar shumë mirë se kjo deklaratë për zoti Radojçiqin është bërë me qëllim të presionit ndaj tij, Listës Serbe  dhe gjithë popullatës serbe në veri, në kohën kur Prishtina ushtron veprime të njënanshme dhe terror ndaj popullit duarthatë”.

LS në deklaratën e saj e ka quajtur  “pafytyrësi kur përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare u flasin serbëve për nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Brukselit, ndërsa në të njëjtën kohë nuk pranojnë që të mundësohet themelimi I Bashkësisë së Komunave Serbe, 9 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, ose kur flasin për respektimin e ligjit dhe të drejtës, derisa nuk zbatohet as vendimi i Gjykatës Kushtetuese që shkon në favor të serbëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se iu kanë shitur…