Lituania e gatshme të ndihmojë Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO

12 maj 2022 | 11:31

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit në NATO.

Ai ka falënderuar popullin e Kosovës që dënoi agresionin rus në Ukrainë dhe që ndihmoi edhe në pritjen e refugjatëve ukrainas

Nauseda ka thënë se siguria në rajonin ballkanik dhe atë baltik janë të rëndësishme dhe duhet ruajtur.

“Falënderoj Kosovën që ishte ndër të parat vende që dënoi luftën brutale dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, për të gjitha sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, për asistencën ndaj Ukrainës dhe që keni pritur refugjatë ukrainas. Do të qëndrojmë së bashku për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj. Ju përgëzoj për progresin e rëndësishëm që keni arritur në rrugën për integrim evropian. Lituania është e gatshme të ndajë me ju përvojën e saj dhe këtë e nënvizova në takim se jemi të gatshëm të ndajmë përvojën në implementimin e reformave. Mbështesim përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe për të forcuar sigurinë në rajon”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se uniteti mes shteteve evropiane është i rëndësishëm për të ardhmen e kontinentit.

“Siguria, prosperiteti dhe stabiliteti i Evropës varet prej unitetit tonë, aftësia jonë për të koordinuar veprimet tona, për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të mbrojtur vlerat evropiane. Ne jemi më të fortë bashkë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gëzimi i madh në “Olimpico” për Interin e Simone Inzaghit.…