Liverpooli ia shkaktoi humbjen e parë Cityt

14 janar 2018 | 19:03

Liverpooli ia ka shkaktuar humbjen e parë Manchester City në këtë edicion të Premier Ligës, teksa e mposhti 4-3.

Pas 20 fitoreve dhe dy barazime, kryesuesit provojnë shijen e humbjes në një ndeshje që faktikisht ishin inferiorë ndaj kundërshtarit. Pas dhjetë minutave lojë, Alex Oxlade-Chamberlain, i shërbyer nga Firmino, kaloi në avantazh vendasit. 45 minutat e para u mbyllën 1-1, pasi Leroy Sane barazoi për City me një goditje të shkëlqyer. Pas një ore lojë Liverpooli shënoi dy herë në harkun e tre minutave me anë të sulmuesve Firmino e Salah. Një tjetër goditje spektakolare, këtë herë nga Siado Mane, kompletoi “pokerin” e merituar nga Liverpool.

Në shtatë minutat e fundit, City reagoi duke shënuar dy gola, por pa prishur festën e Liverpool. Bernardo Silva shënoi golin e dytë për Manchester City, ndërsa Gundogan të tretin, duke sigluar rezultatin përfundimtar 4-3.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, ka bërë me…