Liverpooli mposhti Napolin dhe siguron kualifikimin

11 dhjetor 2018 | 22:53

Liverpoolit i ka mjaftuar fitorja 1-0 ndaj Napolit për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve nga Grupi C.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Mohamed Salah, në minutën e 34-të. Në këtë ndeshje nuk u aktivizuan fare dy shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Elsied Hysaj.

Në ndeshjen tjetër PSG-ja e mposhti Crvena Zvezda (1-4).  E para në grup kualifikohet PSG-ja me 11 pikë, Liverpooli i dyti më 9 pikë sa ka edhe Napoli në vendin e tretë. Italianët e Napolit do të luajnë në Ligën e Evropës. Ndërsa skuadra e Crvena Zvezda është e fundit me vetëm katër pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur…