Liverpooli nuk gabon ndaj Brightonit

25 gusht 2018 | 20:31

Liverpooli ka kontrolluar ndeshjen përgjatë 90 minutave, por nuk ka arritur të sigurojë ndeshjen dhe duhet të vuante dhe të vraponte deri në sekondën e fundit për të ruajtur avantazhin e ngushtë 1-0.

Ishte Mohamed Salah ai që zhbllokoi rezultatin për të Kuqtë me një goditje fantastike në hyrje të zonës pas pasimit të Roberto Firmino. Liverpooli vazhdoi të shtynte përpara duke rrezikuar disa herë Brighton por pa arritur të gjejë golin e qetësisë.

Situata nuk ndryshoi edhe në pjesën e dytë. Liverpooli kontrollon ndeshjen plotësisht përveç disa momenteve në fund por nuk arrin të sigurojë sfidën para kohe. Gjithsesi, Liverpooli aktualisht është ekipi i vetëm me pikë të plota në kampionatin anglez me tre fitore nga tre ndeshje të luajtura.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar të…