Liverpooli pëson humbje nga Nottinghami

22 tetor 2022 | 15:40

Liverpool ka zhgënjyer në transfertën ndaj Nottingham Forest në “City Ground”, duke humbur 1-0 dhe komplikuar edhe më shumë pozitat në Premier League, shumë larg vendeve të para.

Përtej dominimit të ndeshjes, skuadra e Jurgen Kloppit nuk arriti të shënojë.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 55-të nga Awoniyi, i cili i dhuroi 3 pikët ekipit të tij.

Pas kësaj sfide Liverpool renditet në vend të 7-të me 16 pikë, teksa Nottingham Forest ngjitet në vend të 19-të me 9 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United nuk do ta ndërpresë kontratën me Cristiano Ronaldon.…