Lladrovci bën homazhe dhe përkujton dëshmorët dhe martirët e Abrisë së Epërme

26 shtator 2019 | 16:26

Me rastin e përkujtimit të 21-vjetorit të rënies së tre dëshmorëve Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, si dhe 29 martirëve, anëtarë të familjes Deliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Nazmi Hasi dhe drejtorë të drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe stafin komunal, kanë bërë homazhe të enjten në fshatin Abri të Epërme, ku vendosën buqeta me lule dhe mbollën fidanë pishash në shenjë respekti për të rënët.

Më 26 shtator të vitit 1998, forcat serbe kryen njërën prej masakrave më të rënda të luftës, atë mbi familjen Deliu në fshatin Abri të Drenasit në të cilën nuk u kursyen as foshnjat, as gratë dhe as të moshuarit.

Drejtësia ende nuk ka vepruar për të ndëshkuar planifikuesit dhe ekzekutuesit e kësaj masakre dhe masakrave tjera në Komunën e Drenasit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 i shkallës rihter…