Lladrovci bën homazhe tek varri Shaban Polluzhës

21 shkurt 2020 | 11:36

Me rastin e shënimit të 75-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Shaban Polluzha, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë dhe pasardhës të Polluzhës, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Shaban Polluzha ka lindur në Polluzhë të Drenasit më 1871. Mbiemrin e ka marrë sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fisit Kastrati. Ai është rritur dhe edukuar në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Ishte edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë.

Shaban Polluzha ka rënë heroikisht më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Tërstenik, kundër divizioneve të shumta ushtarake jugosllave të cilat vrisnin dhe plaçkitnin popullsinë civile.

Nën përkujdesjen e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 12:00 në Bibliotekën Kombëtare, do të mbahet një akademi përkujtimore për heroin dhe komandantin Shaban Polluzha dhe luftën e tij çlirimtare për Kosovën dhe trojet shqiptare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…