Lladrovci e Jupa inspektojnë punimet për kanalizimin e Parkut të Biznesit në Drenas

12 shtator 2018 | 16:28

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa, së bashku me përfaqësues të KIESA-së, inspektorët komunalë dhe Policinë e Kosovës, kanë inspektuar rifillimin e punimeve të projektit për ndërtimin e kanalizimit të impiantit për pastrimin e ujërave të zeza dhe industriale në Parkun e Biznesit në Drenas dhe Zonës Industriale përballë tij.

Pas pengesave disavjeçare për rregullimin e këtij problemi të shkaktuar nga disa banorë të fshatit Korroticë e Epërme, sot kanë rifilluar punimet për ndërtimin e këtij kanalizimi dhe pritet të përfundojë gjatë këtij viti.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci është zotuar se më nuk do të këtë probleme ne implementimin e këtij projekti i cili ka mbetur ne gjysmë që nga viti 2009.

Lladrovci ka vlerësuar se përmes këtij projekti që do të ju lehtësoj qarkullimin 42 bizneseve prodhuese të vendosura në Parkun e Biznesit, njëkohësisht do të ju mundësoj edhe bizneseve që do të vendosën përballë parkut, përkatësisht Zonës Industriale II.

Ndërsa zëvendësministri i MTI-së, Bekim Jupa, ka thënë kjo ministri dhe KIESA do të jenë bashkëpunues me Komunën e Drenasit për të ju krijuar kushte të favorshme bizneseve në Drenas.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për ndeshjen ndaj Maqedonisë në basketboll, foli edhe kapiteni Dardan…