Berisha: Do ta mposhtim Maqedoninë 

12 shtator 2018 | 16:28

Për ndeshjen ndaj Maqedonisë në basketboll, foli edhe kapiteni Dardan Berisha, i cili beson se Kosova sërish do ta mposhtë Maqedoninë.

“Jemi shumë të motivuar. Maqedoninë e kemi mposhtur vitin e kaluar, por mund ta mposhtim prapë para shikuesve tanë. Trajneri i ri është me ne, e që është freski për ekip. Ka bërë një punë shumë të mirë me ne. E dimë se çfarë ka qenë kur ka luajtur basketboll. Përvoja e tij na e ka përcjellë neve”, ka thënë Berisha. Basketbollisti pejan konfirmon se përgatitjet janë bërë në mënyrë maksimale dhe dëshiron që të enjten palestra të jetë e mbushur me tifozë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Famir Limaj, gjatë vizitës në Shqipëri është…