Lladrovci i uron mirëseardhje pronarit të ri të Ferronikelit

31 korrik 2018 | 21:20

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar pronarin e ri të gjigantit industrial Ferronikeli, Saimir Mane.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Lladrovci ka thënë se Mane është person i denjë.

Postimi i plotë i tij:

Takimi me z. Saimir Mane, pronarin e ri të Ferronikelit, dhe ardhja e tij në Komunë, ishte shumë inkurajues. Rikthimi i Ferronikelit, gjigandit të komunës tonë në burim të të mirave për mijëra familje dhe rikthimin e vëmendjes për investitorët tjerë potencial, është shumë premtues.

Z. Mane, ka dëshmuar se është ndërmarrës i pashoq, i suksesshëm dhe plot energji. Ne e përgëzuam për gjithë sukseset e tij në Shqipëri dhe jashtë saj, duke i ofruar mirëseardhje dhe sukses në komunën tonë.

Unë i ofrova mbështetjen time të plotë, nga ana e komunës, duke theksuar se jemi shumë të interesuar për rivitalizimin e plotë të Ferronikelit, por edhe të shtimit të kapaciteteve prodhuese, ashtu siç është zotuar në opinion Z. Mane.

Po ashtu, e ftova Z. Mane, të shoh mundësitë e investimeve në Parkun e ri të biznesit, ngase, theksova në takim, punësimi i qytetarëve nga komuna jonë është prioritet.

E falënderova Z. Mane për vizitën, duke uruar për realizimin e projekteve të tij sa më shpejt, në funksion të zhvillimit të Ferronikelit dhe komunës tonë, si dhe fuqizimin e biznesit të tij në Drenicë.

Pak javë më parë kompania NKL Limited me seli në Mbretërinë e Bashkuar, e cila kontrollohet nga “Balfin Group” e drejtuar nga miliarderi shqiptar Samir Mane, bleu 100% të aksioneve të Ferronikelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth orës 19:30 është djegur baraka që gjendet pran Fakultetit…