Lladrovci ndan mirënjohje për reporterin britanik të luftës dhe ushtaraken kanadeze

14 qershor 2019 | 14:34

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Komunës së Drenasit, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim gazetarin britanik Voughan Smith dhe ushtaraken kanadeze, Sophie Boisvert Levesque, të cilëve u ka ndarë mirënjohje për kontributin e tyre për Kosovën.

Kryetari Lladrovci gjatë takimit ka vlerësuar lartë kontributin e tyre dhe ka falënderuar për punën e palodhshme për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për popullin e Kosovës.

“Ndjehem shumë mirënjohjes që në këtë ditë, sot në mesin tonë është gazetari, fotografi dhe dokumentuesi i parë i të vërtetës së krimeve serbe në Kosovë, dëshmitari i parë i masakrave dhe tokës së djegur nga njësitet ushtarake serbe në Drenicë, në Prekaz, gazetari nga Mbretëria e Bashkuar, z. Vaughan Smith. Po ashtu, jemi të nderuar të gjithë qytetarët e Drenasit se në mesin tonë është ish-ushtarakja e Kanadasë, veterania e ushtrisë kanadeze, Sophie Levesque Boisvert, ushtarja e cila nëpërmjet trupave të NATO-s u kujdes edhe për fëmijët e Drenasit. Kurrë nuk do të harrojmë kontributin tuaj”, ka thënë i Lladrovci.

Gazetari Smith dhe ish-ushtarakja kanadeze, Levesque, kanë qenë edhe mysafirë nderi në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Drenasit, i cili është mbajtur për nder të 20-vjetorit të ditës së çlirimit të Komunës së Drenasit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës është hapur të…