Lladrovci në Ditën e të Zhdukurve: Kjo ditë na përkujton çmimin e jashtëzakonshëm që pagoi populli ynë për çlirim

30 gusht 2023 | 16:14

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me zyrtarët e komunës dhe bashkëpunëtorë, me rastin Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kanë lëshuar në qiell 43 balona të bardhë, në shenjë përkujtimi për 43 personat e zhdukur të kësaj komune.

Në këtë ditë dhe çdo ditë tjetër i kujtojmë me nderim të zhdukurit tanë nga regjimi kriminal serb, gjatë luftës çlirimtare si hakmarrjes dhe pafuqisë së okupatorëve për ta ndalur lirinë dhe shtetin tonë të lirë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Në shenjë nderimi për 43 personat e pagjetur të komunës së Drenasit, në orën pesë para orës 12-të, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, me zyrtarë e bashkëpunëtorë, liruam 43 balona të bardhë në qiellin e lirë të Kosovës.
Në këtë ditë dhe çdo ditë tjetër i kujtojmë me nderim të zhdukurit tanë nga regjimi kriminal serb, gjatë luftës çlirimtare si hakmarrjes dhe pafuqisë së okupatorëve për ta ndalur lirinë dhe shtetin tonë të lirë.
Dënimi i urdhërdhënësve dhe ekzekutorëve të këtyre krimeve, është pjesë e misionit për drejtësi të institucioneve tona dhe duhet të jetë edhe për ato ndërkombëtare si lehtësim për familjet që i humbën më të dashurit e tyre.
Kjo ditë na përkujton çmimin e jashtëzakonshëm që pagoi populli ynë për çlirim.
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik…