Lladrovci përkujton Masakrën në Reçak: Reçaku është më shumë se dhimbje e plagë

15 janar 2023 | 18:21

Kryetari i komunës së Drenasit, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut, duke theksuar se “Akti gjenocidal serb bashkë me 400 masakrat tjera, do të marrë jehonë të përbotshme nga Reçaku dhe do të konfirmojë të drejtën tonë për liri, luftën tonë të drejtë për çlirim”.

Ai la vlerësuar lartë edhe angazhimin e z. Walker rreth ndriçimit të rrethanave të masakrës.

“Sot e gjithmonë, shprehim nderim për punën e pandalshme të Ambasadorit Walker rreth të vërtetës së dhimbshme të Reçakut dhe luftës së popullit tonë për liri”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Kujtojmë sot me dhimbje dhe nderim, dëshmorët e martirët e Reçakut, përkushtimin madhor të popullit tonë në rrugën e vështirë të lirisë.

Sot e gjithmonë, shprehim nderim për punën e pandalshme të Ambasadorit Walker rreth të vërtetës së dhimbshme të Reçakut dhe luftës së popullit tonë për liri.

Reçaku është më shumë se dhimbje e plagë. Reçaku është vendi ku bota ka parë mizori të papërshkrueshme të ushtrisë e policisë serbe, vend i dëshmisë së planit gjenocidal serb në zonën e qëndresës e rezistencës.

Akti gjenocidal serb bashkë me 400 masakrat tjera, do të marrë jehonë të përbotshme nga Reçaku dhe do të konfirmojë të drejtën tonë për liri, luftën tonë të drejtë për çlirim.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve e martirëve të Reçakut!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të…