Lladrovci: Rënia e dëshmorëve dhe martirëve mbetet historia më e lavdishme e Kosovës

27 shtator 00:04

Më rastin e shënimit të 22 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdari si dhe 29 martirëve anëtarë të familjes Deliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me bashkëpunëtor e përfaqësues të subjekteve politike në Drenas e familjar të të rënëve, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Abri dhe në kompleksin e martirëve të familjes Deliu dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Kryetari Lladrovci, ka thënë se rënia e dëshmorëve e martirëve mbetet historia më e lavdishme e Kosovës dhe se kushdo që i konteston vlerat e luftës çlirimtare së pari duhet t’i vizitoj vendet ende të freskëta të rënies së tyre.

Me 26 shtator të vitit 1998, forcat serbe kryen njërën prej masakrave më të rënda të luftës, atë mbi familjen Deliu në fshatin Abri të Drenasit, në të cilën nuk kursyen foshnjat, gratë e të moshuarit. Edhe pas 22 vjetësh, drejtësia ende nuk ka vepruar për të ndëshkuar planifikuesit dhe ekzekutuesit e kësaj masakre dhe masakrave të tjera në Komunën e Drenasit.

Lavdi gjithë të rënëve! 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollistja legjendare dhe ish-kapitenia e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll…