Shqiptarja që dikur ishte yll i futbollit, sot mezi siguron kafshatën e gojës

26 shtator 2020 | 23:55

Ish-futbollistja legjendare dhe ish-kapitenia e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra, Shyrete Braimi nga Çairi i Shkupit, anëtare e dikurshme e KFF Shqiponjat nga Hasanbegu, e cila nga viti 2002-2008 me klubin e famshëm të femrave gjashtë herë luaji në Ligën e Kampionëve Europian, dhe fitoi mbi 10 kupa me ekipet që ka luajtur, në një intervistë për News-tv, ka rrëfyer për ditët e vështira që po i kalon sot.

“Po kaloj një jetë të vështirë që se kam besuar as vet. Jetoj e vetme në shtëpi, pa prindër. Vëllezërit dhe motrat kanë familjet e tyre. Kam ardhur në situatë që të punoj si pastruese nëpër shtëpi të huaja.

Shumë njerëz më kanë parë duke pastruar. Më pyesin a jam Shyretja, a jo? Përveç pastrimit, njerëzit më thërrasin edhe në përkujdesje të fëmijëve të tyre, kur ata kanë nevojë!

Besomni se njerëzit habiten kur më shohin në këtë gjendje, thonë si është e mundur që një futbolliste me emër po pastron dhe përkujdeset për fëmijë”, thotë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kadet i forcave ajrore ukrainase tregoi se si ai…