Lladrovci sot paraqitet në Speciale

19 nëntor 2019 | 08:32

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot do të paraqitet pranë Gjykatës Speciale.

Ditë më parë ai ishte ftuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit.

Vetë Lladrovci ka njoftuar se dëshminë në Speciale do ta japë më 19 nëntor.

“Kurrë në jetë as kam pasur hamendje as dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore. Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, kishte deklaruar Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, Albinot Maloku, ka thënë…