Lladrovci: Thaçi dhe Veseli janë personalitete të papërsëritshme të historisë tonë të re

10 nëntor 2021 | 16:55

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së, Ramiz Lladrovci, sot ka pritur Endritin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lladrovci ka thënë se themeluesit e UÇK-së, njëherësh themeluesit e PDK-së, janë personalitete të papërsëritshme në histori.

“Sot, pata kënaqësinë të pres Endrit Thaçin, me ç’rast vendosëm kurora me lule dhe shprehem nderim pranë shtatoreve të heronjve tanë në Sheshin ‘Fehmi Lladrovci’. Themeluesit e UÇK-së, njëherësh themeluesit e PDK-së, janë personalitete që historia ka rezervuar për ta vend të posaçëm dhe të papërsëritshëm. Faleminderit Endrit. Vlerat ecin gjeneratë pas gjenerate!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata zgjedhore e raundit të dytë që do të mbahet…