Lladrovci voton, fton qytetarët të votojnë

17 tetor 2021 | 11:02

Ramiz Lladrovci, së bashku me familjen, ka votuar në shkollën e Gllanasellës, me ç’rast ka ftuar qytetarët me të drejtë vote të votojnë.

Ai në rrjetin social ka shkruar se “as një fushate të shkëlqyer zgjedhore, jemi para sovranit, për votën e cila do të jetë përcaktuese e qeverisjes së ardhme katërvjeçare në komunën e Drenasit”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Qytetarë të Drenasit,

Pas një fushate të shkëlqyer zgjedhore, jemi para sovranit, për votën e cila do të jetë përcaktuese e qeverisjes së ardhme katërvjeçare në komunën e Drenasit.

Sot, jemi te burimi i demokracisë, te vota qytetare, e lirë dhe demokratike. Pres nga të gjithë ju me të drejtë vote, ta kryeni obligimin qytetar dhe kushtetues.

Qytetarë,

Unë votova, dilni votoni, zgjedhin kryetarin dhe asamblisten ose asamblistin që do të përfaqësoj më së miri vullnetin dhe prioritetet tuaja.

Suksese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka…