Llapi dhe Ferizaj dënohen me nga 1 000 euro

09 tetor 2018 | 21:12

Komisioni Disiplinor i Shkallës së Parë i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka dënuar dy skuadrat e IPKO Superligës, Llapin dhe Ferizajn, me nga 1 000 euro.

Skuadra e Llapit është dënuar për shkak të fyerjeve në kor nga shikuesit e saj drejtuar ekipit mysafir dhe hedhjen e gjësendeve në fushë, kurse Ferizaj është dënuar me arsyen se për lëshime në organizimin e ndeshjes dhe hedhjen e një shporte me mbeturina nga ana e shikuesve në drejtim të asistentit të dytë Artan Latifi.

Ndërsa skuadrës së Prishtinës i është tërhequr vërejtja për futjen e shikuesve në terren për ta festuar golin. Nga futbollistët që ka pësuar dënim është Bujar Idrizi, i cili nuk ka të drejtë të luajë në dy ndeshjet e radhës për shkak të ndëshkimit me karton të kuq dhe sjellje josportive.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë të…