Llapi dhe Gjilani nisin sot aventurën e tyre në Ligën e Konferencës

07 korrik 2022 | 08:31

Dy ekipet nga Kosova, Llapi dhe Gjilani, do ta nisin sot (e enjte) aventurën e tyre në Ligën e Konferencës, pasi do të luajnë ndeshjet e tyre në kuadër të raundit të parë kualifikues.

Dita e sotme është ditë feste për dy nga ekipet e Superligës së Kosovës, pasi do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në Ligën e Konferencës.

Bëhet fjalët për fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin dhe ekipin e Gjilanit, i cili e mbylli sezonin në pozitën e tretë në kampionat.

Llapi do ta luajë ndeshjen ndaj Buducnostit të Malit të Zi, takim që pritet të zhvillohet në “Gradski Stadion Podgorica” me fillim nga ora 20:30.

Ndërsa Gjilani është nikoqir i ekipit nga Letonia, Liepaja, me takimin që pritet të nisë në orën 20:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të dy ekipet nga Kosova kanë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme, janë të kompletuara dhe janë gati për rezultate pozitive nga ndeshjet e para të kësaj faze.

Dy ekipet e tjera, Ballkani mbeti baras 1-1 si vendas ndaj Zalgirisit në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërsa Drita u mposht 1-0 në udhëtim tek Inter Turku në kuadër të Ligës së Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina thotë se po heton më shumë se 21 mijë…