Llapi dhe Prishtina luajnë baras, Drita triumfon ndaj Dukagjinit

25 shkurt 2024 | 15:20

Është mbyllur pa fitues derbi në mes të Llapit dhe Prishtinës, derisa Drita ka triumfuar ndaj Dukagjinit kurse Liria e Prizrenit ka ndarë pikët me Fushë Kosovën.

Përballja më interesante është zhvilluar në “Zahir Pajaziti”, ku Llapi me fitore do të bëhej lider i Superligës së Kosovës megjithatë kanë luajtur pa gola ndaj Prishtinës.

Derbi ishte shumë i hapur nga minuta e parë, me raste të shumta nga të dy palët sidomos vendasit por larg finalizimit.

Kësisoj, Llapi qëndron në pozitën e dytë me 44 pikë, derisa Prishtina zë vendin e pestë me 31 sosh.

Në anën tjetër, Drita ka përfituar nga gabimi i Ballkanit dhe Llapit për ta ngushtuar diferencën në tabelë, pas fitores 2:0 ndaj Dukagjinit.

Skuadra e Zekirija Ramadanit ishte më e mirë se klubi nga Klina dhe me plot meritë i arkëtoi pikët e plota.

Drita renditet në pozitën e tretë në tabelë me 43 pikë, dy më pak se lideri Ballkani, kurse Dukagjini qëndron në pozitën e gjashtë me 30 sosh.

Në anën tjetër, dy pozitat e fundit të tabelës,  Liria dhe Fushë Kosova kanë ndarë pikët në “Përparim Thaçi”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar deputeten…