Llapi e fiton miqësoren ndaj Dinamos

29 janar 12:32

Kampionia e sezonit vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll, Llapi e ka fituar miqësoren e parë në Antalia në kuadër të përgatitjeve ndaj FC Dinamo St. Petersburg me rezultat 0-1.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi Mirlind Daku. Përveç golit, skuadra e Llapit kishte më shumë në posedim topin, por edhe mund të realizonte gola tjerë, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet të zhvillohen edhe miqësoret tjera të aranzhuara.

Llapi në ketë ndeshje luajti më këtë përbërje: Afrim Ademi, Benjamin Emini, Xhuljan Turhani, Dardan Jashari, Ilir Blakqori, Hamdi Namani, Edon Zeqiri, Mentor Zhdrella, Leart Emini, Florim Bërbatovci, Mirlind Daku.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook” publikoi për herë të parë parimet e tij të…