Llapi fiton edhe një ndeshje miqësore

25 janar 2021 | 14:46

Skuadra e Llapit ka vazhduar me ndeshje të mira kontrolluese në Antalia të Turqisë ku po kryen fazën përgatitore.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina shënoi fitore me rezultat 2-0 ndaj ekipit ukrainas Obolon. Shënuesit e llapjanëve në këtë ndeshje ishin Edon Sadriu dhe Kastriot Selmani. Portieri i Llapit ndali një penallti në minutën e 31-të.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Skuadra e Llapit ka arritur fitore në ndeshjen e fundit kontrolluese për këtë cikël përgatitor në Antalya, ndaj skuadrës ukrainase, Obolon me rezultat 0-2. Golat u realizuan nga dy mesfushorët e krahut të djathtë, Edon Sadriu dhe Kastriot Selmani.

Fillimisht, në minutën e parë të ndeshjes, Sadriu pasi morri një top nga Veliu, arriti që me goditje të fuqishme me të majtën ta mposhtë portierin ukrainas dhe kaloi Llapin në epërsi.

Gjatë pjesës së parë futbollistët tanë dominuan në tërësi dhe kishin edhe raste tjera shënimi, ndërsa vlen të veçohet edhe rasti i penalltisë së pritur nga portieri ynë, Marijan Coric në minutën e 31 të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, trajneri Batatina inkuadroi edhe futbollistët tjerë që kishte në dispozicion dhe kontrolluan mirë ndeshjen deri në fund. Në minutën e 69, mesfushori Selmani pengohet në zonë dhe vetë merr përgjegjësinë për goditjen e penalltisë dhe nga 11 metra ishte i saktë për rezultatin final të ndeshjes, Obolon-Llapi 0-2.

Formacioni startues i Llapit:

1.Marijan Coric – 25. Ardit Peposhi(3. Amir Hossari – 46′), 5. Elvis Prençi, 16. Ilir Krasniqi (21. Alban Ramadani – 72′), 8. Benjamin Emini /c/ (14. Enis Stublla – 88′) – 23. Kushtrim Shabani, 17. Arbnor Ramadani (15. Lis Behrami – 81′), 37. Engjëll Hoti (99. Premtim Jakupi – 76′), 10. Valmir Veliu (22. Kastriot Selmani – 46′) – 11. Muhamet Hyseni (20. Edon Zeqiri – 61′).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokios. Ky është…