Llapi përforcohet me trajner nga Afrika e Jugut

12 gusht 2020 | 15:11

Skuadra e Llapit po vazhdon përforcimet për kampionatin e ri 2020/2021. Kjo skuadër ka sjell një risi në futbollin e Kosovës, pasi ka angazhuar trajnerin nga Afrika e Jugut, Alan Clark. Ky i fundit do të jetë ndihmës i trajnerit Tahir Batatina.

“KF Llapi ka kënaqësinë t’iu prezantoj anëtarin më të ri të klubit, asistentin e parë të shtabit teknik, Alan Clark. Clark me të mbërritur në kampin llapjan është njoftuar me projektin dhe së bashku me trajnerët tjerë iu kanë përveshur punës për të përgatitur skuadrën në mënyrën më të mirë për edicionin e ri të Superligës”, thuhet në njoftimin e Llapit.

40-vjeçari i lindur në Evendale të Afrikës së Jugut është i pajisur me licencën UEFA Pro, Clark ka punuar në skuadrën e Mamelodi Sundoëns FC si trajner i kategorive të reja. Më pas punoi si asistent i parë i shtabit teknik në skuadrën e SuperSport United, tek Përfaqësuesja e Kosovës U21, tek të cilët kishte edhe rolin e trajnerit analist si dhe tek AmaZulu FC, kurse së fundmi ishte trajner i parë i skuadrës Black Leopards FC, ku drejtoi këtë skuadër në 8 ndeshje të edicionit pranveror.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…