Llapi prezanton brazilianin Fernando Augusto

15 qershor 2022 | 16:43

Fituesja e Kupës së Kosovës, Llapi e ka zyrtarizuar edhe transferimin e ri, Fernando Augusto.

Skuadra nga Podujeva ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto.

28-vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, poashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dyvjetorin e largimit nga jeta të eruditit dhe poetit…