Llapi rikthen edhe Adem Maliqin

09 qershor 2021 | 13:00

Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Llapi është përforcuar me Adem Maliqin. Ky i fundit ishte pjesë e Feronikelit në edicionin e kaluar, kurse tash vendosi të rikthehet në klubin e vendlindjes duke nënshkruar kontratë një vjeçare.

“Me rikthimin e Maliqit në vendlindje si dhe vazhdimin e kontratave me futbollistët që kishin barrën kryesore në edicionin që lamë pas, skuadra po kompletohet dhe është e gatshme për garat evropiane”, thuhet në njoftimin e Llapit, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë i KF Llapi:

Mirë se u riktheve në vendlindje Adem Maliqi!

Podujevë, 9 qershor 2021 – Adem Maliqi është përforcimi i radhës që i bashkohet Llapit për stinorin e ri dhe do të jetë forcë shtesë për skuadrën për ndeshjet evropiane. 23 vjeçari rikthehet në vendlindje duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Llapin.

Adem Maliqi, 23 vjeç, i lindur më 17.06.1997 në Batllavë të Podujevës. Sulmues i krahut të majtë dhe krahut të djathtë. Vie nga Feronikeli, me të cilët arriti t’i realizoj 4 gola. Më parë ishte pjesë e 2 Korrikut, Ferizajt dhe Flamurtarit.

Me rikthimin e Maliqit në vendlindje si dhe vazhdimin e kontratave me futbollistët që kishin barrën kryesore në edicionin që lamë pas, skuadra po kompletohet dhe është e gatshme për garat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare ku…