Llapi rikthen Namanin

18 qershor 2023 | 23:42

Skuadra e Llapit e ka rikthyer në skuadër ish-kapitenin Hamdi Namani, i cili ishte pjesë e Dritë për katër vite me radhë.

Namani ishte futbollist kyç i formacionit bazë të gjilanasve në Superligë dhe në gara ndërkombëtare, kurse tash mesfushori në fjalë do të vësh fanellën e klubit ku u rrit si futbollist.

“Marrëveshja me Lumin është arritur mbrëmë, ku në prani të presidentit të klubit, Beqir Batatina. ‘Lumi’ ka nënshkruar kontratë për edicionin 2023/24. ‘Lumi’ do jetë forcë shtesë e ekipit tonë për stinorin e ri pasi që kualiteti dhe angazhimi i tij nuk ka nevojë për shumë koment. Rikthimi i ‘Lumit’ dhe futbollistëve të rinj që do i zyrtarizojmë ditëve në vijim na bënë të besojmë në arritjen e objektivave e që sigurisht janë trofetë. Mirë se rikthehesh ‘Lum’, guri i rëndë peshon në vend të vet!”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 120 minutave lojë dhe goditjes së 12 penalltive, “iberikët”…