Llapi rrëmben talentin e Besës

23 janar 2019 | 13:47

Skuadra e Llapi nuk po ndalet në këtë afat kalimtar, pasi e transferoi edhe futbollistin Liridon Balaj nga Besa e Pejës.

Futbollisti që ka lindur në vitin 1999, ka nënshkruar kontrate me Llapin për një vit e gjysme. Balaj ka qenë pjesë e Kosovës U19 dhe tashmë është pjesë e U21-shave.

“Drejtori ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina është që një vit në bisedime për ta sjell këtë talent tek Llapi dhe këmbëngulësia e tij arriti që Liridoni të jetë pjesë jona. Llapi falënderon edhe familjen e tij për besimin që patën në drejtorin Batatina”, thuhet në njoftimin e Llapit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot kompaninë ‘Birra…