Llapi shkarkon Rexhepin, ky është trajneri i ri

20 mars 2019 | 12:18

Skuadra e Llapit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Xhengis Rexhepi.

Ndërsa trajneri i ri i kësaj skuadre do të jetë Tahir Batatina, i cili deri tash e ka mbajtur pozitën e drejtorit sportiv.

“Klubi futbollistik ‘Llapi’ njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi. Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirot e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Rexhepin kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. KF Llapi e falënderon Rexhepin për punën profesionale të bërë me klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë. Nga dita e sotme, kryetrajner i Llapit do jetë Tahir Batatina, i cili sot do filloj stërvitjet me skuadrën”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardhyl MAHMUTI Përdorimi i gabuar i termeve të ndryshme politike…