Lloris: Liverpooli dhe City janë pretendentë për titull

22 gusht 2019 | 11:26

Liverpooli dhe Manchester City janë favoritët kryesorë për titull të kampionit në Premierë Ligë. I këtij mendimi është portieri i Tottenham Hotspurit, Hugo Llorisit.

Tottenham Hotspur barazoi ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e fundjavës (2-2). “Një gjë që po tentojmë ta përmirësojmë këtë sezon: Nëse nuk mund të fitosh, është e rëndësishme të mos e humbasësh një ndeshje, veçanërisht kundër një skuadre si Manchester City”, ka thënë Lloris.

“Nëse dëshiron të mbetesh me ekipet më të mira në Premierligë, është e rëndësishme ta kesh këtë lloj ndjenje. Kishte disa ndeshje të cilat i humbëm sezonin e kaluar, të cilat, në fakt, ishte dashur t’i kishim barazuar. Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të luash kundër Cityt, kështu që është ndjenjë e mirë ta ndërtojmë vetëbesimin. Me përulësi them se Liverpooli dhe Manchester Cityt janë pretendentët e vërtetë për titull. Ne do të tentojmë dhe do ta japim më të mirën tonë për ta fituar vendin e parë, mirëpo është e vështirë ta gjejmë këtë lloj konsistence”, ka shtuar Lloris.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Çështjeve Konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët…