Lluka dhe ish-deputeti Pacolli vizitojnë minierën e Artanës

04 shtator 2019 | 16:59

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, dhe ish- deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, kanë vizituar minatorët e minierës së Artanës.

Lluka dhe Pacolli janë pritur nga menaxhmenti dhe minatorët, ku kanë prezantuar të arriturat gjatë legjislaturës se gjashtë të Kuvendit në raport me këtë minierë.

Ministri në detyrë i MZhE-së, ka thënë se ka një bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin dhe minatorët.

“Minatorët të cilët me të vërtetë kanë dhënë shumë për vendin, punojnë në kushte të vështira dhe një gjë të tillë nuk mund ta lejojmë në vazhdimësi, sepse në ato kushte në moshën e shtyrë nuk mund të vazhdohet”, është shprehur Lluka.

Ndërsa ish-deputeti Pacolli, ka thënë se sektori minerar në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonomik dhe punësim.

Pacolli ka thënë se është obligim i Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë mekanizmave të tjerë që të punojnë pandalshëm në implementimin e Strategjisë Minerare në Kosovë, hapjen sa më të shpejt të zonave të interesit të veçantë dhe promovimin e këtij sektori për investime të jashtme.

Në anën tjetër, minatorët e minierës së Artanës kanë falënderuar Llukën e Pacollin për përkrahjen dhe investimet që janë duke u realizuar në këtë minierë, duke përfshirë mensën që këtë vit është duke u realizuar nga MZhE-ja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa…